Lidhje

Pres. Obama: Sistemi arsimor i vendit duhet të jetë model i botës


Presidenti Barak Obama tha se sistemi arsimor i vendit duhet të jetë model i botës dhe propozoi përmirësimin e tij përmes shtimit të përgjegjshmërisë, shpenzimeve të matura dhe më shumë ndihmë për studentët.

Zoti Obama tha në një takim sot në dhomën hispanike të tregëtisë se cilësia e arsimit në Shtetet e Bashkuara ka rënë nën nivelin e shumë vendeve konkuruese të botës, duke ndikuar tek aftësitë e studentëve për të konkurruar me të tjerët për vende pune.

Presidenti tha se kërkon që shtetet, të cilat administrojnë veçmas sistemin arsimor, të sigurohen se nuk vendosin standarte të ulëta. Ai tha se shkollat duhet të mësojnë aftësi të shekullit të 21, si mendimin kritik si dhe ndjenjën e krijimit e të sipërmarrjes.

Presidenti Obama theksoi se paketa e stimulimit të ekonomisë jep 5 miliardë dollarë investime në programet e arsimit dhe për fëmijët me nevoja të veçanta. (ze)

XS
SM
MD
LG