Lidhje

Sondazhi – bie përqindja e të krishterëve në Amerikë


Një sondazh mbi jetën fetare në Amerikë tregon se përqindja e të krishterëve në vend ka rënë, ndërsa më shumë njerëz thonë se nuk i përkasin asnjë besimi.

Sondazhi i identifikimit fetar në Amerikë (ARIS), i publikuar dje, tregon se 15 përqind e amerikanëve thonë se nuk i përkasin asnjë feje, një rritje kjo në krahasim me 8,2 përqind në vitin 1990.

Të krishterët mbeten grupi më i madh fetar me gati 25 përqind të popullatës.

Në vitin 2008, të krishterët përbënin 76 përqind, një rënie në krahasim me 86 përqind në vitin 1990. Sondazhi tregon se pjesa më e madhe e rënieve vjen nga sektet protestante si metodistët, luteranët, presbiterianët dhe episkopalët.

Sondazhi nënvizon se përqindja e popullatës myslimane vazhdon të rritet, nga 0,3 përqind në vitin 1990 në 0,6 përqind në vitin 2008.//ap.

XS
SM
MD
LG