Lidhje

Gajtner: Ligjvënësit demokratë të jenë të duruar me administratën


Sekretari amerikan i Thesarit, Timothi Gajtner u bëri thirrje ligjvënësve demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve të jenë të duruar me administratën Obama. Komentet erdhën pas nervozizmit të shprehur nga ligjvënësit lidhur me gjendjen e zymtë ekonomike.

Zoti Gajtner foli mbrëmë për afro dy orë para demokratëve të Dhomës në një sesion me dyer të mbyllura në Kapitol.

Pas takimit, zoti Gajtner i tha agjencisë së lajmeve Rojter se në këto javët e fundit Shtetet e Bashkuara kanë bërë më tepër për zgjidhjen e krizës ekonomike se sa kanë bërë vendet e tjera për vite me radhë.

Por sipas agjencisë Rojter, Sekretari Gajtner nuk u ofroi ligjvënësve hollësi të reja rreth planeve për të hequr kreditë e këqia nga bilancet e bankave dhe as rreth sasisë së fondeve që Departamenti i Thesarit do të kërkonte nga Kongresi për të shëruar ekonominë.

Po dje, kreu i Bankës Qendrore Europiane, Zhan Klod Trishe tha se shikon shenja që ekonomia globale po i afrohet pikës ku mund të fillojë ngritja. Ai i bëri komentet në një takim të shefave të bankave qendrore në Bazel të Zvicrës.//ii

XS
SM
MD
LG