Lidhje

Ban Ki Mun: 2009-a do të jetë vit vendimtar për OKB-në


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara thotë se 2009-a do të jetë vit vendimtar për OKB-në dhe vendet e saj anëtare.

Sekretari i Përgjithshëm i bëri komentet dje në një takim me Presidentin Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Ban tha se 2009-a është një vit me kriza në shumë fronte, duke përfshirë rënien ekonomike globale, ndryshimin e klimës dhe gjendjen humanitare në Darfur të Sudanit.

Presidenti Obama tha nga ana e tij se një pjesë e mirë e bisedës me zotin Ban iu kushtua Darfurit. Ai tha se ka rëndësi që komuniteti ndërkombëtar t’i dërgojë Sudanit një mesazh të fortë dhe të përbashkët se zgjerimi i krizës së atjeshme humanitare nuk është i pranueshëm.

Zoti Obama tha se gjendja në Darfur vetëm se është keqësuar që nga java e kaluar kur Presidenti Omar al-Bashir dëboi 13 organizata të huaja ndihmash. Vendimi erdhi pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare ngriti akuza për krime lufte ndaj Presidentit Bashir.

XS
SM
MD
LG