Lidhje

Sarkozi: Franca do të rikthehet në komandën ushtarake të NATOs


Presidenti francez Nicola Sarkozi thotë se Franca do të futet përsëri në komandën ushtarake të NATO-s, mbi katër dekada pasi doli prej saj, në shenjë proteste ndaj çka Parisi e kishte quajtur mbizotërimin amerikan në Evropë.

Zoti Sarkozi tha se Franca nuk ka asgjë për të humbur me rifutjen në komandën ushtarake dhe shtoi se zëri i Francës duhet të dëgjohet në Aleancë.

Franca është vendi i katërt për nga kontributi me trupa në aleancë. Por, qeveria e zotit Sarkozi ka thënë se mospjesëmarrja në strukturat e komandës së NATO-s, bën që vendi i tij, të mos jetë në gjendje të ndikojë në vendimet kryesore të Aleancës.

Ish-presidenti francez, Sharl Dë Gol u largua nga struktura e komandës në vitin 1966 duke thënë se vendi po humbte pavarësinë ushtarake ndaj Shteteve të Bashkuara.//ek

XS
SM
MD
LG