Lidhje

Medof pranon akuzat për skemat e tij abuzive financiare


Financieri i diskredituar amerikan Bernard Medof shkoi sot në një gjykatë të Nju Jorkut, ku pranoi fajësinë për të gjitha akuzat, duke filluar nga manipulimi i klientëve deri tek pastrimi i parave, vjedhje dhe deklarata të rreme dhe tani përballet me 150 vjet burgim.

Prokurorët thonë se Medof mashtroi investitorët, duke u marrë atyre deri në 50 miliardë dollarë gjatë një periudhe mbi 20 vjeçare. Prokurorët thonë se në vend që t’i investonte këto fonde, ashtu siç premtonte, ai krijoi një skemë piramidale, duke paguar investitorët e mëparshëm dhe duke bërë për vete një jetë luksoze.

Investitori 70 vjeçar mbëriti në gjykatën e Nju Jorkut, ndërkohë që disa nga viktimat e tij ishin mbledhur jashtë saj.

Gjykatësi i çështjesm Deni Çin, duhet tani të vendosë nëse e pranon deklaratën e Medofit dhe nëse ai mund të vazhdojë të jetojë në apartamentin e tij lukzos në Nju Jork deri në përfundim të gjykimit, apo të shkojë direkt në burg.

Prokurorët kanë sekuestruar gati 1 miliardë dollarë nga pasuritë e Medofit dhe kanë identifikuar miliarda dollarë të tjerë që kanë kaluar nëpër duart e tij duke u shpërndarë në gjithë globin. (ze)

XS
SM
MD
LG