Lidhje

Shqipëri: Prokuroria kërkon heqjen e imunitetit për deputetin Neranxi


Në Shqipëri Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar parlamentit heqjen e imunitetit për deputetin e Lëvizjes Socialiste për Intregrim Nikollaq Neranxi, pasi sipas saj, ai dyshohet për kontrbandë gjatë aktivitetit të tij si sipërmarrës

Denoncimi ndaj zotit Neranxi është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në prill të vitit të kaluar cështja është marë në shqyrtim nga Prokuoria e Tiranës e cila në janar të këtij viti, duke qenë se bëhej fjalë për një person me imunitet ja ka përcjellë dosjen Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas të dhënave bëhetj fjalë për një vlerë prej pak më shumë se 100 mijë euro, detyrime doganore, për mallrat që cilësohen se kanë kaluar kontrabandë.

Parlamenti shqiptar është angazhuar t'i përgjigjet pozitivisht të gjitha kërkesave të Prokurorisë për hetime që lidhen me cështje korrupsioni. Parlamenti ka tre muaj kohë për të vendosur.

Aktualisht edhe dy deputetë të tjerë janë pa imunitet. Ministri iJashtëm Lulëzim Basha, për procedurat e garës për ndërtimin e segmentit Rrëëshen Kalimash, pjesë e rrugës Durrës Kukës, dhe ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i përfshirë në hetimet për shpërthimin e Gërdecit.

Prokuroria mbyll hetimet dhe dorëzon dosjen e Gërdecin

Hetimet për këtë cështje zgjatën plotësisht një vit dhe ato kanë përfshirë një numër të madh personash. Janë 28 të akuzuar. Katër perj tyre, mes të cilëve ish drejtori i ndërmarrjes së Import Eksportit të armëve Ylli Pinari dhe pronari i punishtes së çmontimit të municioneve Mihal Delijorgji, të akuzar për vrasje masive. 24 të pandehurit e tjerë akuzohen për Shpërdorim detyre apo falsifikime. Mes tyre është edhe emri i ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, si dhe thuajse gjithë drejtuesit më të lartë të ushtrisë shqiptare, ish gjeneralë të shtabit të përgjithshëm, përfshirë edhe ish shefin Luan Hoxha.

Zoti Mediu por edhe drejtuesit më të lartë të shumicës në pushtet kanë sulmuar Prokuorinë duke i cilësuar hetimet ndaj tij, si të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG