Lidhje

Vizitë e kryeministrit Sali Berisha në Shkodër


Gjatë vizitës, që zhvilloi sot në Shkodër, kryeministri Sali Berisha, tha se vetëm disa ditë mbeten nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, të cilën e vlerësoi si mbrojtëse të kombit shqiptar.

Kryeministri Berisha tha perpara studenteve te Universitetit te Shkodres se Shqiperia eshte sot nje nga vendet me te ndryshueshme dhe shpresemedha dhe se me pak se nje muaj e ndajne nga anetaresimi i plote ne NATO, duke ndertuar te ardhmen ne liri te plote.

"Do të jeni shumë shpejt qytetare e qytetarë, studente e studentë të një vendi anëtar të Natos, cka do te thote se ju, te gjithe se bashku, do te ndertojme te ardhmen tone ne liri te sigurte. Nuk do te jemi me viktime dhe pre e barbarive ndaj kombit tone, pasi do te ndertojme ne liri dhe dinjitet te ardhmen qe meritojme. Te gjitha keto u bene te mundura nga mbeshtetja e miqve tane te medhej ne SHBA dhe kudo. U bene te mundura nga reformat e medha dhe serioze".

Kryeministri Berisha tha se vendi po ecen ne rrugen e reformave dhe zhvillimit ne drejtim te ekonomise, infrastuktures, arsimit dhe modernizimit te sherbimeve.

Kryeministri Berisha morri pjese ne perurimin e restaurimit te rruges muzeale te qytetit, ku sot nisi punen edhe nje banke e re: Banka Italiane e Zhvillimit. Kryeminsitri Berisha tha se kjo banke, me nje kapital prej 25 milion euro, per4mes kreditimit do te nxise biznesin e vogel dhe te mesem te qytetit.

"Ftoj bashkine e Shkodres te vazhdoje te luftoje cdo dite burokracine ne menyre qe qeveria qendrore te lehtesoje barren fiskale ndaj bizneseve, ndersa qeveria vendore te lehtesoje barren burokratike ndaj tyre. Dhe keshtu do te krijojme me shume punesim, me shume te ardhura per qytetaret shqiptare, do te rrisim begatine e Shkodres dhe Sqhiperise".

Reformat e ndermara, tha Kryeministri Berisha, i kane dhene ekonomise se vendit forcen dhe zhvillimin, per te cilen sot institucionet nderkombetare deklarojne se Shqiperia nuk eshte ne krize dhe se ajo do te kete rritjen me te madhe ekonomike ne Europe. Natyrisht, tha Zoti Berisha, Shqiperia do te preket nga pasojat e krizes boterore, por nuk do te pesoje termetet qe pesuan vendet e tjera. (ze)

XS
SM
MD
LG