Lidhje

Kina shton sigurinë për protestat në Tibet


Forcat kineze të sigurisë dhe policia ngritën postblloqe si dhe patrulluan qytetet rreth Tibetit në përvjetorin e parë të protestave të dhunshme kundër Kinës.

Gazeta me seli në Hong-Kong, "China Morning Post", njoftoi se autoritetet kineze po zhvillonin operacione derë më derë për të rrethuar siç i quajti gazeta personat e dyshuar.

Sekretari i Partisë Komuniste në Tibet, Zhang Qingli, i bëri thirrje trupave të mbanin nën kontroll njerëzit e Dalai Lamës.

Ndërkaq, qindra proestuestues marshuan në kryeqytetin tajvanez të Tajpeit, duke mbajtur në duar flamurin tibetian dhe foton e Dalai Limën.

Ata hodhën thirrjet “Lironi Tibetin”. Ndërsa policia e Nepalit ndaloi të paktën dy protestues nga Britania dhe Norvegjia në lidhje me organizimin e një proteste pro-Tibetit pranë konsullatës kineze në kryeqytetin Katmandu.

Një vit më parë, protestat që zgjatën katër ditë dhe bënë thirrje për kthimin e udhëheqësit shpirtëror Dalai Lama në Tibet, u bënë të dhunshme dhe u përhapën nga kryeqyteti tibetian Lhasa në rajone të tjera tibetiane të Kinës.//ek

XS
SM
MD
LG