Lidhje

Udhëheqësit ekonomikë shtojnë financimet e FMN-së


Udhëheqës të ekonomive të vendeve të pasura dhe në rritje ranë dakord të shtojnë financimet ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar për t’i ardhur në ndihmë vendeve më të prekura nga recesioni global.

Ministrat e Financave të Grupit të G20-ës, që janë mbledhur në Londër, kanë në plan të zgjerojnë fuqitë e FMN-së, institucion që i ka dhënë miliarda dollarë kredi një sërë vendeve në krizë.

Ata po vazhdojnë përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi daljen nga kriza para samitit të udhëheqësve të G20-ës muajin e ardhshëm.

Drejtuesit e qeverive amerikane dhe evropiane nuk bien dakord për çështjen nëse ka nevojë për më shumë shpenzime qeveritare për të stimuluar ekonomitë apo nëse tregjet financiare kanë nevojë më urgjente për masa më të forta rregullatore.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se është optimiste se një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara dhe me ekonomitë në rritje mund të arrihet. //ek

XS
SM
MD
LG