Lidhje

Presidenti i Pakistanit rikthen në post kryegjykatësin Çaudri


Qeveria e Pakistanit bëri një lëshim të papritur ndaj opozitës sot duke njoftuar rikthimin në post të kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Udhëheqësi i opozitës Navaz Sharif përshëndeti atë që e quajti fitore historike dhe anuloi menjëherë një miting masiv në Islamabad.

Njoftimi i kryeinistrit Jusuf Raza Gilani i dha fund një jave dramatike që përfshiu shtypje të dhunshme të mitingjeve në mbarë Pakistanin.

Zoti Gilani tha se gjykatësit përfshi kryetarin Iftikhar Çaudri do të rikthehen në poste të shtunën. Zoti Gilani urdhëroi lirimin e të gjithë avokatëve dhe aktivistëve të arrestuar gjatë protestave.

Presidenti Asif Ali Zardari u përball me trysni të fuqishme nga Perëndimi për ti dhënë fund ballafaqimit me opozitën, që e çoi vendin në pragun e një kaosi.

Ambasada amerikane në Islamabad e përshëndeti vendimin dhe u bëri thirrje partive të punojnë për ripajtim. //rd//

XS
SM
MD
LG