Lidhje

Shpërthim në Mitrovicën veriore, dëmtohen disa automjete


Në pjesën veriore të Mitrovicës ndodhi mbrëmë një shpërthim i cili nuk pati pasoja në njerëz.

Sipas policisë, shpërthimi, i cili ndodhi në zonën e ‘Tre Rrokaqiejve’, dëmtoi disa automjete civile. Policia thotë se ende nuk e ka identifikuar mjetin shpërthyes, por njoftohet se kanë nisur hetimet.

Përveç policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it në vendngjarje shkuan edhe njësitë e specializuara të forcave të KFOR-it për ruajtjen e qetësisë në këtë zonë të banuar me popullatë të përzier.

Sipas policisë gjendja vlerësohet e qetë por me tensione. Në fillim të janarit një seri shpërthimesh ndodhën në veriun e Mitrovicës të banuar me shumicë serbe, skenë e kundërshtimeve më të ashpra ndaj pavarësisë së Kosovës. //ii

XS
SM
MD
LG