Lidhje

NASA: Stacioni Orbital jashtë rrezikut të goditjes


Agjencia amerikane e hapësirës, NASA i komunikoi dje ekuipazhit të Stacionit Orbital Ndërkombëtar se nuk është nevoja të kryejë manovra për t’ju shmangur trajektores së një objekti në hapësirë – mbeturinë e një sateliti të vjetër sovjetik.

Ekspertët e kanë mbajtur nën vëzhgim objektin me shqetësimin se ai mund të kalojë mjaft afër Stacionit Orbital sot para se atje të arrijë anija e hapësirës Discovery.

Javën e kaluar, tre astronautë të stacionit kaluan përkohësisht në një anije Sojuz sepse një tjetër objekt-mbeturinë rrezikonte të godiste stacionin. Pas kalimit pa probleme të objektit, astronautët u kthyen në stacion. Zyrtarët thanë se kjo ishte thjesht një masë sigurie sepse mundësia e kontaktit ishte e vogël. //ii

XS
SM
MD
LG