Lidhje

SHBA: Një gazetë në vështirësi ndërpret botimin


Një gazetë e madhe amerikane në Siatëll njoftoi se duke filluar që sot do të ndëpresë botimin e saj në variantin e shtypur për herë të parë pas 146 vjetësh, duke u bërë një tjetër viktimë e problemeve financiare që kanë përfshirë median.

Gazeta "Seattle Post-Intelligencer" njoftoi dje se që këtej e tutje do të jetë vetëm një burim informacioni në Internet. Botuesi i saj, Korporata Hearst, nuk ishte në gjendje të gjente një blerës të gazetës e cila kishte më tepër se 100 mijë lexues.

Varianti në Internet do të realizohet me një staf shumë më të vogël në numër.

Mbyllja e saj bën që Siatli, një qytet me 600 mijë banorë, të mbetet me vetëm një gazetë të madhe "The Seattle Times," e cila është gjithashtu në vështirësi financiare.

“Post-Intelligencer” është më e madhja në serinë e botimeve informative amerikane që ndërpret botimin në formën e shtypur.

Kohët e fundit, edhe gazeta "Rocky Mountain News " e Denverit në Kolorado u kthye në një botim që mund të lexohet vetëm në Internet. Nga fundi i vitit të shkuar "The Christian Science Monitor" kaloi gjithashtu në Internet. Një numër gazetash të tjera kanë shpallur falimentimin. //ii

XS
SM
MD
LG