Lidhje

Presidenti rus Medvedev njofton plane riarmatimi


Presidenti rus Dmitri Medvedev tha se Rusia do të angazhohet në një riarmatim në shkallë të gjerë për t’iu përgjigjur terrorizmit dhe përpjekjeve të NATO-s për t’u shtrirë drejt kufijve rus.

Presidenti Medvedev i bëri këto komente sot në Moskë në një takim me shefat e ushtrisë. Sipas agjencive ruse të lajmeve, zoti Medvedev tha se riarmatimi – që do të fillojë në vitin 2011, do të përqëndrohet në forcat strategjike bërthamore. Ai tha se Rusia ka burimet për të financuar këtë projekt megjithë krizën financiare globale.

Rusia ka kritikuar përpjekjet e ish presidentit Bush për të anëtarësuar Ukrainën dhe Gjeorgjinë në NATO-s si një kërcënim i drejtëpërdrejtë në sigurinë e saj kombëtare. Moska i ka cilësuar si kërcënim të ngjashëm planet e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin në Poloni dhe në Republikën Çeke të një sistemi të mbrojtjes nga raketat.

Njoftimi i sotëm bëhet megjithë takimet e kohëve të fundit në Moskë dhe në Uashington për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

XS
SM
MD
LG