Lidhje

DASH: Ambasada e SHBA-së në Tiranë nuk ka kryer shkelje


Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shtetit ka arritur në përfundimin se ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe pesë punonjës të tjerë të ambasadës nuk kanë kryer asnjë shkelje në lidhje me trafikun me shitjen e municioneve kineze në Afganistan.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Robert Ud, tha dje se Inspektori i Përgjithshëm ka analizuar të gjitha të dhënat e nevojshme dhe nuk gjeti fakte që të mund të mbështeste akuzat për shkelje penale nga ambasadori Xhon Uithers dhe ekipi i punonjësve të ambasadës.

Zëdhënësi tha se Departamenti i Shtetit e konsideron çështjen të mbyllur dhe se ambasadori Uithers dhe ekipi i tij mbajtën qëndrimin e duhur. Në deklaratë thuhet gjithashtu se Departamenti i Shtetit është mirënjohës për shërbimin e tyre. Zoti Uithers i mohoi që në fillim thëniet lidhur me implikimin e tij në çështjen e armëv

Në qershor të vitit të kaluar, gazeta “New York Times” njoftoi se ndaj Ambasadorit amerikan Uithers po zhvilloheshin hetime, sepse, sipas gazetës, ai ishte takuar me Ministrin shqiptar të Mbrojtes në atë kohë, Fatmir Mediu dhe miratuan një plan për të fshehur fakte të lidhura me shitjen e municioneve me origjinë kineze Departamentit të Mbrojtjes, në kundërshtim me ligjin amerikan.

Gazeta shkruante, se një kompani kontraktuese ushtarake amerikane kishte blerë në Shqipëri armët e prodhuara në Kinë dhe i shiti më pas ato në Afganistan, për llogari të Pentagonit. Ndaj firmës kontraktuese, AEY dhe drejtuesve të saj, u ngrit padi qershorin e kaluar për mashtrime dhe akuza të tjera. Ligji amerikan ndalon blerjen e armatimeve të prodhuara në Kinë.

Ndërkohë, në Shqipëri, ambasadori Xhon Widhërs u shpreh mbrëmë i kënaqur nga përfundimet e Departamentit Amerikan të Shtetit. //lk//





XS
SM
MD
LG