Lidhje

Pres. Obama, agjenci për ndihmat qeveritare ndaj kompanive private



Presidenti Barak Obama tha se shpërblimet e mëdha, që kompania pranë falimentimit, AIG u dha punonjësve të saj nënvizojnë nevojën për një agjenci të re, që do të mbikqyrte punën e kompanive që marrin ndihma nga paketa e shpëtimit ekonomik.

Presidenti Obama tha sot se do të këshillohet me Kongresin rreth krijimit të një agjencie të tillë me kompetenca të ngjashme me një agjenci që mbikqyr punën e bankave.

Presidenti tha se e kupton zemërimin e publikut rreth pagimit të 165 milion dollarëve në shpërblime, duke thënë se kjo përbën një përdorim të papërshtatshëm të fondeve të taksapaguesve. AIG ka marrë rreth 170 miliardë dollarë nga qeveria federale, që prej fillimit të krizës financiare në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar.

Drejtori Ekzekutiv i firmës së sigurimeve, American International Group, ose AIG, Eduard Lidy tha sot në Kongres se e kupton zemërimin e publikut rreth shpërblimeve.

Në dëshminë që dha sot, ai tha se u kishte kërkuar punonjësve që kishin marrë 100 mijë dollarë në shpërblime të kthenin gjysmën e shumës. Ai tha se disa punonjës kanë kthyer të gjithë shumën. //rd//

XS
SM
MD
LG