Lidhje

Shqipëri: PS propozon letërnjoftime falas


Në Shqipëri partia socialiste, forca kryesore e opozitës, propozoi sot një projektligj me anë të së cilit kërkohet që deri më 28 qershor, leternjëftimet e reja të jepen falas për qytetarët të cilët nuk kanë pasaportë. Sipas kryetarit socialist Edi Rama, numri i kësaj kategorie është shumë i lartë dhe koha e mbetur në dispozicion mund të cojë sipas tij në dështimin e pajisjes së tyre me dokumentin e ritë identifikimit e për pasojë të mos ken mundësi për të votuar. Por nga ana e tij kryeministri Sali Berisha e cilësoi të shkëlqyer ecurinë e procesit dhe shqetësimet e opozitës si zhurma të pabaza.

Opozita thuajse cdo ditë po vë alarmin për cështjen e letërnjoftimeve të reja. Shqetësimi i saj kryesor tashmë është përqënduruar te qytetarët të cilët nuk kanë pasaporta e që rrezikojnë të mos und të votojnë nëse nuk marrin dokumentin e ri të identifikimit. Zyrtarisht numri i tyre llogaritet në pak më shumë se 700 mijë, ndërsa për opozitën shifra është shumë më e lartë.

Kryetari socialist Edi rama tha sot se pajisja me letërnjoftimi i kësaj kategorie rrezikon sipas tij të dështojë e për këtë arsye kanë propozuar një projektligj që i jep përparësi atyre.

"Ne sot jemi shumë të shqetësuar për vetë fatin e zgjedhjeve të ardhshme të cilat, pa ndryshimin e kushteve të sotme, rrezikojnë të kthehen në një tjetër ngjarje dramatike për demokracinë shqiptare, ku qindramijëra njerëzve u hiqet praktikisht e drejta kushtetuese për të votuar. Këta shtetas duhet ta marrin kartën falas nëse aplikojnë përpara 28 qershorit.Theksojmë se aplikimet e të gjithë shtetasve me pasaportë duhet të ndërpriten deri në 28 qershor".

Sipas zotit Rama pamundësia ekonomike e kësaj kategorie mund të bëjë që ata të jenë objekt i manipulimeve:

"Askush s’mund të mbetet pa votuar pse është i varfër. Ashtu sikundër s’duhet të lejojmë kurrësesi që kjo pjesë e varfër, e cila sot kërcënohet në të drejtën për votim për shkak të varfërisë, të kthehet në një rezervat ku hyjnë në funksionim skema korruptive që deformojnë votimin".

Por propozimi i socialistëve duket se ka pak gjasa të gjejë mbështetjen e shumicës. Sepse po sot, pak përpara bërjes publike të tij kryeministri Berisha foli për një proces që po ecën në mënyrë të shkëlqyeshme dhe për një opozitë që bën zhurmë pa bazë.

"Me gjithë zhurmën e pa bazë të opozitës, e cila përpiqet me çdo kusht ta nxijë këtë proces, një nga proceset më të rëndësishme dhe më të suksesshme në historinë e këtij vendi, dokumente të cilat bëjnë që shqiptarët të barazohen me të gjithë qytetarët europianë, pra me gjithë fushatën nxirëse, siç ju e shihni, 277 mijë qytetarët kanë aplikuar për karta. Nga kontigjenti prej 700 mijë qytetarë që janë pa pasaporta, kanë mbetur rreth jo më shumë se 400 mijë".

Kryeministri Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të pajisen me letërnjoftimet e reja:

"Shfrytëzoj edhe njëherë këtë moment, për të bërë thirrje qytetarëve që të paraqiten në zyrat përkatëse për të tërhequr kartat e prodhuara. Ata kanë harxhuar një kohë të caktuar dhe një kosto për pajisjen me to. Mbi 125 mijë janë gati për t’u shpërndarë vetëm në Tiranë, pra këto vetëm për Tiranë, sepse në rrethe të tjera nuk janë shpërndarë ende, por ky proces do të fillojë".

Procesi I letërnjoftimeve është shoqëruar me polemika që në nisje të tij. Vërjetje për të ka patur edhe nga Avokati I popullit. Kjo cështje ka qenë dje edhe në qendër të bisedës së përfaqësuesve socialist me misionin e ODIHR-it I cili po bën një vlerësim të përgatitjeve për zgjedhjet e 28 qershorit.

XS
SM
MD
LG