Lidhje

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni


Mirushe Hoxha, kandidate e Partisë Demokratike Shqiptare për presidente të Maqedonisë thotë se ka arritur t'i shmangë antagonizmat ndërmjet partive shqiptare gjatë kësaj fushate dhe të bëjë bashkimin e ideve të faktorëve politik shqiptarë. Ajo lë të kuptohet se motivi kryesor i saj në këtë garë është t'u japë fund ndasive etnike, ndërsa thekson mungesën e reflektimit të karakterit shumëetnik të shoqërisë së Maqedonisë në institucionin - president i Maqedonisë. Zonjusha Hoxha në një intervistë për Zërin e Amerikës thekson vërejtjet ndaj ndryshimeve që ka pësuar, sipas saj, Marrëveshja e Ohrit, duke zvarritur realizimin e të drejtave të shqiptarëve.

XS
SM
MD
LG