Lidhje

FMN: Ekonomia globale do të tkurret për herë të parë në 60 vjet


Fondi Monetar Ndërkombëtar uli ndjeshëm parashikimin ekonomik, madje tani thotë se ekonomia botërore do të tkurret këtë vit për herë të parë pas 60 vjetësh.

Në studimin e publikuar dje, zyrtarët e FMN-së, huadhënësit global, thonë se ekonomia botërore mund të tkurret deri në 1 për qind. Në studim thuhet se ekonomitë e zhvilluara do të pësojnë një recesion të thellë: ekonomia amerikane do të bjerë me 2,6 për qind në vit dhe ekonomia e Japonisë do të bjerë ndjeshëm, me 5,8 për qind.

Ndërkohë, dje pati lajme të tjera shkurajuese në SHBA, që është ekonomia më e madhe e botës. Deprtamenti i Punës tha se numri i punonjësve amerikanë që marrin përfitimet e papunësisë u rrit javën e kaluar, duke kapur shifrën rekord të 5,5 milionë njerëzve.

Rritja e kësaj shifre tregon se tani njerëzve i duhet një kohë më e gjatë për të gjetur punë, pasi e kanë humbur atë.//lk



XS
SM
MD
LG