Lidhje

Planet për shtimin e trupave amerikane në Afganistan


Media amerikane thotë se strategjia e re e administratës Obama në Afganistan ka të ngjarë të kërkojë një shtim madhor të numrit të trupave dhe ekspertëve civilë në rajon.

Gazeta New York Times njofton se presidenti Obama dhe këshilltarët e tij kërkojnë ta zgjerojnë numrin e forcave afgane të sigurisë në gati 400 mijë trupa.

Media njofton gjithahstu se strategjia e re amerikane do të kërkojë qindra ekspertë civilë dhe diplomatë të tjerë për të ndihmuar në rindërtimin e Afganistanit.

Shtetet e Bashkuara kanë 38 mijë trupa në Afganistan dhe kanë në plan të dislokojnë 17 mijë trupa shtesë. Ka dhjetra mijëra trupa të tjera ndërkombëtare që shërbejnë nën komandën e Natos.

Këshilltarë të lartë të zotit Obama janë takuar në Uashington për të finalizuar strategjinë e re që pritet të paraqitet në një konferencë në fund të muajit në Hagë.//rd//

XS
SM
MD
LG