Lidhje

Shqipëri: Qeveria kundër propozimit të PS për kartat e identitetit


Në Shqipëri qeveria e quan të papranueshëm propozimin e Partisë Socialiste për pajisjen falas me letërnjoftim të qytetarëve të cilët nuk kanë pasaporta.

Zëvendëskryeministri Genc Pollo e cilësoi si një hipokrizi kërkesën e djeshme të kryetarit Edi Rama, pasi siç u shpreh ai në asnjë vend të botës nuk jepen falas dokumentat e identifikimit.

Zyrtarisht numri i qytetarëve që nuk kanë pasaportë, e që rrezikojnë të mos votojnë, është afërsisht 730 mijë nga të cilët deri më tani më pak se 100 mijë kanë aplikuar për letërnjoftimin e ri. Ministri i Brendshëm Bujar Nishani tha se kapaciteti i prodhimit mund të shkojë shpejt në 15 mijë letërnjoftime në ditë.

Por sipas socialistëve në kategorinë e qytetarëve pa pasaportë hyjnë shtresat më të varfëra të popullatës. Kryetarja e grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj tha se propozimi i tyre lidhet me detyrimin që shteti ka për t'u garantuar shtetasve të vet ushtrimin e të drejtës së votës.//mm//

XS
SM
MD
LG