Lidhje

Kamenei: Nuk shoh ndryshim në politikën amerikane ndaj Iranit


Udhëheqësi suprem i Iranit u shpreh me mospërfillje ndaj thirrjeve të Presidentit Barak Obama për një fillim të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Duke folur sot në qytetin e shenjtë të Mashhadit, Ayatollah Ali Khamenei tha se Shtetet e Bashkuara po përdorin parrullën e ndryshimit por ai nuk sheh ndonjë ndryshim real në politikën amerikane ndaj Iranit.

Ai pyeti gjithashtu se si ka mundësi që President Obama uron iranianët me rastin e Novruzit, Vitit të Ri iranian, ndërkohë që i akuzon ata se mbështesin terroristët dhe përpiqen të krijojnë armë bërthamore.

Në një mesazh të regjistruar drejtuar popullit iranian me rastin e Novruzit, zoti Obama tha dje se mes dy vendeve ka dallime serioze, por shtoi se është i angazhuar për zgjidhjen e tyre me rrugë diplomatike.

Një zyrtar i lartë iranian e mirëpriti thirrjen e presidentit Obama por paralajmëroi se vetëm fjalët nuk mjaftojnë për përmirësimin e marrëdhënieve.

XS
SM
MD
LG