Lidhje

Franca do të rikthehet zyrtarisht në strukturat e NATO-s


Presidenti francez Nikolas Sarkozi ka dorëzuar kërkesën zyrtare për vendin e tij që të kthehet në strukturën e udhëheqjës ushtarake të NATO-s, pas largimit prej 43 vitesh.

Letra e zotit Sarkozi iu dorëzua Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hook Scheffer gjatë samitit të BE-s i cili u mbajt këtë javë në Bruksel.

Parlament francez kishte miratuar një masë në favor të kthimit në Aleancë të mërkurën.
Para procesit të votimit, Kryeministri François Fillon u tha ligjvënësve se kthimi i Francës në komandën udhëheqëse ushtarake të NATO-s është një veprim pozitiv, që do t’i japë vendit një ndikim më të madh brenda Aleancës. Ai tha se NATO-ja sot, në vitit 2009, nuk është më një organizatë e ngjashme me atë të vitit 1966.

Ish presidenti francez Çarls de Gol vendosi të nxjerrë Francën nga NATO-ja në vitin 1966, duke thënë se vendi po humbiste pavarësinë ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.//ap.

XS
SM
MD
LG