Lidhje

Shqipëria dhe kartat e identitetit


Në Shqipëri, pozita dhe opozita vazhdojnë të shkëmbejnë akuza lidhur me kartat e identitetit ndërkohë që zgjedhjet parlamentare të qeshorit afrojnë.

Opozita thotë se procesi i pajisjes së qytetarëve me karta identiteti po ecën mjaft ngadalë dhe se pengesat në organizim po bëjnë që njerëzit të hasin në vështirësi në marrjen e kartave të reja.

Zyrtarët ndërkaq e quajnë normale ecurinë e shpërndarjes së kartave. Korrespondentët e Zërit të Amerikës në Shqipëri kanë përgatitur një seri materialesh lidhur me procesin e kartave të identitetit të cilat do t'i transmetojmë gjatë kësaj jave.

XS
SM
MD
LG