Lidhje

Hollbruk: Do të ketë një shtim të madh të forcave afgane të policisë


I dërguari amerikan, Riçard Hollbruk ka konfirmuar njoftimet për planet e Shteteve të Bashkuara për ta ndihmuar Afganistanin në procesin e shtimit të numrit të forcave të policisë.

Në një konferencë për sigurinë në Bruksel dje, përfaqësuesi i posaçëm amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin tha se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e “një shtimi të madh” të numrit forcave policore.

Zoti Hollbruk i përshkroi forcat e tanishme si “një lidhje e dobët në hallkën e sigurisë” dhe u bëri thirrje aleatëve të Amerikës që të ndihmojnë në rritjen e cilësisë, stërvitjeve dhe numrin e tyre.

Ai tha se plani fillestar për të rritur numrin e forcave afgane të policisë nga 78,000 në 82,000 vetë brenda katër viteve, nuk është i mjaftueshëm.

Zoti Hollbruk po ashtu tha se administrata amerikane do të përqendrohet në reformat në sektorin e bujqësisë, duke përfshirë edhe krijimin e vendeve të punës dhe mundësive të tjera për fermerët afganë të cilët kultivojnë bimën e hashashit. Kjo bimë narkotike përbën lëndën e parë për mbi 90 përqind të sasisë së heroinës që prodhohet në botë dhe të ardhurat prej saj shërbejnë për financuar talebanët.//lk

XS
SM
MD
LG