Lidhje

Presidenti Obama u përgjigjet kritikëve për çështjen Guantanamo


Presidenti Barak Obama mori në mbrojtje vendimin e tij për mbylljen e qendrës së paraburgimit në Gjirin Guantanamo, e cila ka ngjallur protesta ndërkombëtare për mënyrën e trajtimit të të burgosurve.

Në një intervistë me programin televiziv “60 Minuta”, zoti Obama kritikon ashpër politikat e trajtimit të këtyre personave të ndjekura nga administrata e paraardhësit të tij Xhorxh Bush.

Zoti Obama e quan “të pajustifikuar” politikën e mbajtjes në paraburgim pa afat dhe thotë se ajo ka ngjallur ndjenja antiamerikane.

Në intervistën e regjistruar paraprakisht dhe që do të transmetohet sonte, zoti Obama u përgjigjet disa kritikave të kohëve të fundit të bëra nga ish nënpresidenti Dik Çejni, i cili thotë se vendimet e Presidentit Obama në aspektin e sigurisë kombëtare, si planet për mbylljen e Guantanamos, shtojnë rrezikun e një sulmi tjetër terrorist kundër Shteteve të Bashkuara. //ii

XS
SM
MD
LG