Lidhje

Polonia, thirrje SHBA të realizojë planet për mbrojtjen nga raketat


Polonia thotë se shpreson që administrata e presidentit Barak Obama nuk do të tërhiqet nga planet për të vendosur një sistem për mbrojtjen nga raketat në territorin polak.

Ministri i jashtëm, Radoslav Sikorski, tha se Polonia ndërmori siç e quajti ai "një rrezik politik" kur ra dakord për këtë çështje me ish presidentin amerikan,Xhorxh Bush. Zoti Sikorski e bëri këtë deklaratë sot në Bruksel.

Sipas planit amerikan, 10 raketa interceptuese do të vendosen në Poloni, ndërsa një sistem radarësh do të vendoset në Republikën Çeke për të parandaluar sulme me raketa nga Irani dhe Koreja e Veriut. Përveç këtyre planeve, administrata e mëparshme amerikane ra dakord të vendosen raketa të tipit "Patriot" në Poloni.

Megjithatë, presidenti Obama ka thënë se do ta realizojë planin nëse do të ketë prova se sistemi i mbrojtjes funksionon. Rusia ka kërcënuar se do të vendosë raketa me rreze të ulët veprimi në kufijtë e BE-së nëse Uashingtoni i vë në jetë planet për mbrojtjen nga raketat.//ek

XS
SM
MD
LG