Lidhje

Obama fuqizon fushatën për të fituar përkrahje për politikat e tij


Presidenti amerikan Barak Obama e ka shtuar fushatën për të fituar përkrahje për politikat e tij, më anë të një sërë paraqitjesh në mbarë vendin dhe në televizionin kombëtar. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Paula Wolfson, njofton se këto veprime janë pjesë e përpjekjeve për të rimarrë pozitën e ofensivës politike në kohën kur buxheti dhe i ekipit i tij ekonomike janë bërë objekt kritikash në Washington.

Zoti Obama po udhëton nëpër vend për të fituar përkrahjen nga publiku amerikan për politikat e tij. Ai po ashtu po përdor për këtë synim radion dhe televizionin.

Të enjtën, zoti Obama u paraqit në njërin nga programet televizive të mbrëmjes në Shtetet e Bashkuara, në programin “Tonight Show” të rrjetit NBC. Më pas ai dha një intervistë të gjatë në programin “60 Minutes” të rrjetit televiziv CBS.

Ky program është ndër programet më të vjetra dhe më të shikuara në Amerikë. Po ashtu ky program ishte planifikuar të transmetohej në mes ndeshjeve të kampionatit kombëtar të lojrave të basketbollit të kolegjeve, duke siguruar një audiencë më të madhe.

Programi ishte regjistruar të premten në Shtëpin e Bardhë, ndërsa presidenti po përpiqej për të zbutur zemërimin e publikut mbi zbulimet për kompaninë gjigante të sigurimeve AIG, që u kishte paguar bonuse masive menaxherëve të saj, ndërkohë kur ajo mori fonde nga qeveria për të mbijetuar.

Gjatë prezantimit të një pjese të shkurtër të intervistës së zotit Obama, e cila u transmetua në orët e hershme të së dielës në programin televiziv “Face the Nation” të televizionit CBS—presidenti i mbrojti veprimet e administratës së tij dhe në veçanti të Sekretarit të Thesarit, Timothi Gajtner.

“Zoti Gajtner është një zyrtarë shtetëror shumë i aftë dhe me shumë përvojë që ne kemi, dhe ai ballafaqohet me një numër të jashtëzakonshëm problemesh,” tha zoti Obama.

Por republikanët vazhdojnë të venë në pikëpyetje vendimet e zotit Gajner.
Senatori republikan nga shteti Ioha, Çarles Grassley është bashkëkryetari republikan i Komisionit të Financave të Senatit. Ai tha në programit televiziv “Face the Nation” se mënyra se si zoti Gajtner e trajtoi rastin e kompanisë AIG është një çeshtje për t’u shqetësuar.

“Unë mendoj se ajo ve në pikëpyetje, në se ai e ka kuptuar çështjen mirë apo jo,”- tha ai.

Gjatë intervistës në programin “60 Minutes”, Presidenti Obama po ashtu foli rreth kritikave të ditëve të fundit ndaj politikave të tij për sigurinë nga ish nënpresidenti Dik Çejni.

Zoti Çejni tha se vendimi i administratës Obama për të mbyllur qendrën e paraburgimit në Gjirin e Guantanamos në Kubë do ta bëjë Amerikën më të pasigurtë dhe me të ekspozuar ndaj një sulmi tjetër terrorist.
Presidenti Obama u përgjigj, duke thënë se politikat e paraburgimit të paraardhësit të tij ishin “të pajustifikueshme” dhe se ato nxitën ndjenja anti-amerikane jashtë vendit.//ap.

XS
SM
MD
LG