Lidhje

Presidenti Obama  shpreh optimizëm për rimëkëmbjen ekonomike


Presidenti Barak Obama tha se ka shpresa që ekonomia amerikane mund të fillojë të rimëkëmbet nga recesioni.

Në një intervistë që dha dje në programin televiziv “60 minutes”, të rrjetit televiziv “CBS News”, Presidenti tha se një numër gjithë e më i madh njerëzish po e rifinancojnë kredinë e marrë nga banka, duke shfrytëzuar interesat e ulëta që po ofrojnë bankat. Zoti Obama tha se ky është një tregues i mundshëm që tregu i shtëpive në SHBA po fillon të rigjallërohet.

Zoti Obama pranoi zemërimin e madh të njerëzve pasi kompania e sigurimeve AIG i pagoi bonuse të majme drejtuesve të vet, pasi mori miliarda dollarët nga qeveria, që synonin ta ruanin kompaninë nga falimentimi.

Ai vuri në pikëpyetje ligjshmërinë e një ligji të miratuar javën e kaluar nga Kongresi, i cili do të vendoste një taksë prej 90 për qindsh ndaj personave që morën bonuset.

Presidenti foli për nevojën e ekuilibrimit mes zemërimit të taksapaguesve, me nevojën për të ndihmuar industrinë financiare në porcesin e rimëkëmbjes ekonomike.

Zoti Obama po ashtu tha se do të refuzonte dorëheqjen hipotetike të Sekretarit të Thesarit Timothy Gajtner.//lk

XS
SM
MD
LG