Lidhje

Studjuesit: Të nxitet demokracia në Lindjen e Mesme


Më shumë se 140 studjues amerikanë dhe ndërkombëtarë po i bëjnë thirrje Presidentit Obama të zbatojë një politikë konsistente dhe të besueshme që mbështet demokracinë në botën arabe dhe myslimane.Ky grup i dërgoi një letër të hapur Presidentitme rekomandime për nxitjen e demokracisë në rajon.

Ky grup thotë se populli i Lindjes së Mesme dëshiron liri më të madhe dhe e ka provuar se do të luftojë për të. Ai i bën thirrje Presidentit Obama të braktisë politikën e ndryshimit të regjimit siç veproi administrata Bush në Irak dhe të pranojë proceset demokratike, edhe kur ato sjellin fitore për islamistët si grupi Hamas në Rripin e Gazës.

Raduan Masmoudi, president i Qendrës për Studimin e Islamit dhe Demokracisë, që ishte iniciatore e letrës për Presidentin Obama, thotë se gabimi i parë i amerikanëve ishte pushtimi i Irakut.

"Gabimi tjetër ishte tërheqja nga demokracia ose ndërprerja e bisedimeve për të ku rpartitë islamiste fituan në zgjedhje në Egjipt, në Palestinë, në Liban dhe në Marok. Ata u friksuan dhe për mendimin tim kjo ishte e gabuar.Demokracia është proces dhe ne duhet të jemi të duruar dhe duhet të presim që ajo të ndjekë kursin e vet”.

Politika amerikane ndaj grupeve islamiste të qendrës që e kanë dënuar dhunën dhe respektojnë parimet e demokracisë, duhet rishikuat,thotë zoti Masmoudi. Profesor Sad Edin Ibrahim është një reformator egjiptian, i cili ka qënë i burgosur për shumë vjet në Egjipt pasi kishte kritikuar Presidentin Hosni Mubarak.

"Ne argumentojmë se do të ishte në interesim më të mirë të Amerikës që të lidhej me popullin e botës myslimane, me popullin e botës arabe, se sa të lidhej me diktatorët, sepse lidhja me ta është një pozicion i lëkundur që sjell vetëm rezultate të negative në të ardhmen afatmesme dhe afat gjatë”.

Qeveria egjiptianee ka goditur partinë “Vllazërimi mysliman” , duke arrestuar qindra anëtarë të saj , edhe pse grupi e ka dënuar dhunën vite më parë dhe është pratia më e madhe në parlament.Uashingtoni ka heshtur përballë këtij qëndrimi të Kajros që është një nga aleatet më të mëdha të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Ibrahimi thotë se në shumë vende, përfshirë Turqinë, Indonezinë dhe Marokun, e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje i ka bërë partitë islamiste të jenë më të moderuara dhe ka shtuar angazhimin e tyre ndaj normave demokratike.

Grupi vlerëson Presidentin Obama për fjalimin e tij dhe mesazhin që i dërgoi botës myslimiane për respekt reciptok. LeriDaiamond, drejtor i Qendrës për Demokracinë dhe Ligjin në Universitetin Stanford, thotë se Presidenti Obama duhet t’i vërë në jetë fjalët e tij.

"Populli arag do ta gjykojë mesazhin tonë me çfarë ne bëjmë dhe jo vetëm nga fjalët që dhonë Departamenti i Shtetit, Sekretarja e Shtetit, apo edhe vetë Presidenti”.

Mishell Dun e fondacionit Karnegi për Paqen Ndërkombëtare thotë se Shtetet e Bashkuara i kanë të gjitha mjetet për të nxitur demokracinë.

"Shtetet e Bashkuara mund të shfrytëzojnë diplomacinë private, programet e asistencës, deklaratat publike, e të tjera, për të përmirësuar kushtet e qytetarëve në këto vende”.

Departamenti i Shtetit thotë se po e rishikon në përgjithësi politikën ndaj Lindjes së Mesme, por zëdhënësiRobert Ud tha kohët e fundit se Uashingtoni ka interes në nxitjen e demokracisë në rajon.

Por grupi i 140 studjuesve amerikanë dhe ndërkombëtarë thotë se duke mbështetur të drejtat humane, civile dhe politike të popujve në Lindjen e Mesme dhe në botën myslimane, Shtetet e Bashkuara do të jenë në anën e drejtë të historisë. //iç//


XS
SM
MD
LG