Lidhje

Madridi:  S'ka përçarje në qeveri në lidhje me Kosovën


Spanja ka hedhur poshtë njoftimet për përçarje në qeverinë e saj socialiste lidhur me vendimin për të tërhequr trupat nga Kosova.

Pas njoftimit të Madridit për tërheqje trupash javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara shprehën zhgënjim të thellë, duke thënë se Spanja dhe aletë të tjerë në Nato kishin rënë dakord në vitin 1999 të angazhoheshin në Kosovë së bashku dhe të largoheshin prej andej së bashku.

Ministrja e Mbrojtjes Karmen Shakon tha tërheqja e 620 trupave spanjolle do të vihet në jetë gradualisht, në bashkërendim me aleatët. Por ajo shtoi se vendimi për tërheqje ishte përfundimtar dhe hodhi poshtë akuzat se ishte marrë pa u këshilluar me Ministrinë e Jashtme të Spanjës.

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës kanë përjetuar tensione që në vitin 2004, kur kryeministri Hoze Luiz Rodrigez Zapatero tërhoqi trupat spanjolle nga Iraku në përputhje me një premtim gjatë fushatës zgjedhore. //ad//

XS
SM
MD
LG