Lidhje

Topolanek: Rënia e qeverisë nuk ndikon tek mandati në BE


Kryeministri çek Mirek Topolanek tha se rënia e qeverisë së tij nuk do të ndikojë në presidencën e radhës që vendi i tij ka në Bashkimin Evropian.

Zoti Topolanek i tha parlamentit evropian sot në Francë se ai vazhdon të besojë se pjesa tjetër e gjashtëmujorit të mandatit të presidencës së Republikës Çeke nuk do të ndikohet nga politikat kombëtare.

Koalicioni qeveritar i zotit Topolanek u rrëzua dje nga një votë mosbesimi në parlament.

Praga mori presidencën e BE-së në janar. Rotacioni mes vendeve të Bashkimit Evropian ndodh çdo gjashtë muaj.//rd//


XS
SM
MD
LG