Lidhje

Zemërimi dëmton zemrën. Mbipesha mes adoleshenteve


Zemërimi dëmton zemrën

Kërkime të reja në këtë fushë tregojnë se zemërimi prish qëndrueshmërinë e valëve elektrike të zemrës, gjë që mund të shkaktojë çrregullim të ritmit në rrahjet e zemrës. Ritmi jo normal mund të shpjegojë arsyen përse ndonjëherë zemra pushon papritur kur njeriu përballet me tronditje, dëshpërim të thellë a stres ekstrem. Këto dhe të dhëna të tjera të ngjashme i bëjnë ekspertët të mendojnë se emocionet e forta mund të ndikojnë për ndalje të papritur të rrahjeve të zemrës. Por është ende e paqartë se në ç’mënyrë zemërimi, tronditja e thellë , trishtimi a dëshpërimi, mund të dëmtojnë zemrën. Studimi i ri lë të kuptohet se emocionet e forta mund të ndryshojnë drejtpërdrejtë stabilitetin elektrik të zemrës. Shkencëtarët pranë universitetit Yale morrën në shqyrtim 62 pacientë që përdornin pejsmejkër, pajisje e implantuar në trup për trajtimin e sëmundjes së tyre në zemër.

Shkencëtarët u kërkuan pjesmarrësve në studim që të kujtonin një kohë kur ata ishin ndjerë të zemëruar, dhe vëshguan veprimtarinë e zemrës për të parë nëse do të ndodhte ndonjë ndryshim. Gjatë këtij vëzhgimi me aparat, shkencëtarët vunë re se zemërimi shkaktoi tronditje në valët elektrike të zemrës dhe se disa pacientë reaguan më shumë se të tjerët ndaj zemrërimit.

Një vit pas këtij eksperimenti, personat që kishin reaguar më fortë ndaj zemërimit, kishin ndjerë nevojën e ndërhyrjes së aparatit pejsmejker për të rivendosur ritmin normal të rrahjeve të zemrës.

Shkencëtarët mendojnë se ky çrregullim në zemër si pasojë e zemërimit ka të ngjarë të shkaktohet nga një vërshim i adrenalinës. Ekspertët thonë se ruajtja e qetësisë shpirtërore ndihmon në zbutjen e rrjedhës së adrenalinës. Për të kontrolluar zemërimin, ekspertët rekomandojnë përdorimin e teknikave qetësuese përfshi frymëmarrje të thellë dhe ushtrime jo stresuese si yogën ose ecjen.


Mbipesha mes adoleshentëve


Shkencëtarët shqetësohen se rastet e mbipeshës në radhët e të rinjëve nën moshën 20 vjeçare po vjen duke u rritur. Sipas tyre, kjo rritje ndikohet edhe nga takti apo mënyra se si i thuhet pjestarëve të kësaj grupmoshe se ata janë mbipeshë.

Mbipesha trupore është një problem shqetësues mes të rinjëve e të rejave amerikane. 1 në çdo 5 prej tyre janë mbi peshë. Por nxitja e kësaj grupmoshe për të rënë nga pesha nuk është e lehtë, pasi fjalët duhen zgjedhur me kujdes.

Kështu thuhet në një studim 5 vjeçar ku morrën pjesë 2 mijë e 500 të rinj e të reja me peshë trupore mbi atë normalen. Mënyra më e mirë për t’i motivuar ata ishte përjashtimi nga fjalori i fjalës “dietë”. Studimi tregoi se t’i thoje kësaj grupmoshe të mbante dietë, shkaktohej efekt i kundërt. Ata që ishin të vetëdijshëm rreth mbipeshës së tyre, kur u thuhej të mbanin dietë, kalonin në ekstrem, duke marrë tableta kundër mbipeshës, duke mos ngrënë fare gjithë ditën, ose duke shkaktuar vjelljen e ushqimit nëpërmjet futjes së gishtave thellë në gojë.

Shkencëtarët rekomandojnë që mjekët t’u thonë pacientëve të tyre se dieta ekstreme aktualisht shton peshën trupore dhe nuk e pakëson atë. Sipas studimit, mbipesha shfaqet më shumë tek ata të rinj e të reja të cilët mendojnë se nuk kanë trup të bukur, prandja prindërit nuk duhet t’i kritikojnë ata për mbipeshën. Përkundrazi, familjet duhet të përqëndrohen në ngrënie ushqimesh të shëndetëshme dhe veprimtari të përbashkëta fizike siç janë lojra sportive me top ose shetitje me biçikleta.

Lexo dhe http://astritlulushi.wordpress.com/

XS
SM
MD
LG