Lidhje

FMN-ja, hua shpëtimi për Rumaninë



Zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar thanë se Romania e goditur nga kriza ekonomike do të marrë 27 miliardë dollarë hua shpëtimi nga një grup huadhënësish.

Kreu i misionit të FMN-së për Rumaninë Jeffrey franks tha sot se vendi do të sigurojë një paketë mbështetëse nga FMN-ja, Bashkimi Evropian, Banka Botëtore dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Rumania është vendi i tretë i BE-së që merr hua shpëtimi nga FMN-ja pas Hungarisë dhe Latvias. Të tre vendet janë goditur më rëndë nga kriza ekonomike gjatë muajve të fundit.//rd//

XS
SM
MD
LG