Lidhje

Sek. Klinton në Meksikë në mbështetje të luftës kundër drogës


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Clinton, takohet të mërkurën në Meksiko me Presidentin Filipe Kalderon dhe Ministren e Jashtme, Patrisia Espinoza. Zyrtarët amerikanë thonë se qëllimi i vizitës është mbështerja e presidentit të vendit në luftën kundër karteleve të drogës.

Gjithashtu, administrata Obama thotë se po shton numrin e agjentëve dhe të mjeteve në kufirin jugperëndimor të vendit për të luftuar kartelet meksikane të drogës, veprimtaria e të cilave është shtrirë edhe në Shtetet e Bashkuara.

Në kuadër të planit, Shtetet e Bashkuara do të investojnë 700 milionë dollarë këtë vit për të ndihmuar agjencitë meksikane të rendit të godasin tregtinë e drogës.

Dhuna e lidhur me drogën ka lënë 7 mijë të vrarë në Meksikë.Por dhuna është përhapur edhe në Shtetet e Bashkuara, ku disa qytete kanë njoftuar raste krimesh të lidhura me bandat meksikane të drogës. Sipas planit të Presidentit Obama, Shtetet e Bashkuara do të shtojnë numrin e agjentëve, pajisjeve dhe ekspertëve në zonën kufitare juglindore.

Sekretarja e Sigurmit Kombëtar, Xhenet Napolitano, shpjegon: "Qëllimi ynë është i dyfishtë. Së pari, të ndihmojmë qeverinë e Meksikës të shpartallojë këto kartele të mëdha që futin rregullisht tonelata të tëra droge në vendin tonë. Së dyti, të parandalojmë dhunën si rezultat i veprimtarisë së karteleve të drogës në Meksikë”.

Sekretarja Napolitano tha se dhuna në Shtetet e Bashkuara ka qënë e lidhur kryesisht mes karteleve meksikane të drogës.Administrata ka në plan të dyfishojë skuadrat e sigurimit të kufirit që përbëhen nga zyrtarë lokalë, shtetërore dhe federalë.

Uashingtoni do të dërgojë edhe 16 agjentë të tjerë në jugperëndim. Zyrtarët amerikanë vlerësojnë përpjekjet e Meksikës për të luftuar kartelet e drogës.

Për këtë qëllim, Presidenti i Meksikës, Felipe Kalderon, ka angazhuar 36 mijë trupa në gjithë vendin.

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton shkon të mërkurën në Meksikë për bisedime mbi Nismën Merisa, një përpjekje e përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës për të luftuar krimin e lidhur me drogën në të dy anët e kufirit. //bsa//

XS
SM
MD
LG