Lidhje

Serbia miraton ligjin kundër diskriminimit


Parlamenti i Serbisë miratoi me një ndryshim të vogël votash një ligj kundër diskriminimit megjithë opozitën e fuqishme nga nacionalistët dhe Kisha Ortodokse.

Projektligji fitoi mbështetjen e 127 deputetëve në parlamentin me 250 anëtarë. 59 deputetë votuan kundër.

Projektligji është pjesë e reformave të nevojshme që Serbia të jenë në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian dhe është i rëndësishëm për të fituar udhëtimet pa viza për serbët në 27 vendet e bllokut.

Debatet për masën ligjore shkaktuar shumë debate veçanërisht mbi kërkesat e Kishës Ortodokse Serbe për ndryshimimn e neneve që kërkonin ndalimin e disktriminimit seksual dhe garancinë e lirisë fetare.

Qeveria më parë e tërhoqi masën në përgjigje të kritikave por më pas e shtroi atë përsëri për votim me ndryshime shumë të vogla.//rd//

XS
SM
MD
LG