Lidhje

Protesta në disa vende evropiane në prag të G-20-s


Mijëra vetë protestuan dje në disa vende evropiane, me kërkesën për marrjen e masave ndaj varfërisë, papunësisë dhe ndryshimeve klimatike, para fillimit të takimit të G20-s që mbahet në kryeqytetin britanik javën e ardhshme.

Në Londër, rreth 35 mijë protestues u mblodhën në qytet, megjithë të ftohtët dhe shiun. Ata kërkuan më shumë lëvizje nga ana e qeverive botërore për më shumë vende pune, për drejtësi për njerëzit e paprivilegjuar dhe për luftë kundër ndryshimeve klimatike. Marshimi u mbyll në Parkun Hajd ku folësit iu drejtuan turmave.

Organizatorët e protestës përfshinë sindikata, organizata fetare dhe ambjentaliste. Protestat pritet të vazhdojnë disa ditë.

Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në Berlin dhe Frankfurt të Gjermanisë, si edhe në kryeqytetin austriak Vienë, si edhe në Paris. Policia tha se protestat ishin përgjithësisht paqësore.

Protestat pritet të vazhdojnë për disa ditë para takimit të 2 prillit.//lk

XS
SM
MD
LG