Lidhje

Turqia kundër kandidaturës së danezit Rasmusen si Shef i NATO-s


Kryeministri turk Rexhep Taip Erdohan ripohoi kundërshtimin e tij ndaj emërimit të kryeministrit danez Anders Fog Rasmusen si sekretar të përgjithshëm të NATO-s.

Udhëheqësi turk e quajti NATO-n një organizatë të krijuar për të garantuar paqen. Ai vuri në dukje dështimin e kryeministrit danez për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës turke për të mbyllur një stacion televiziv satelitor kurd të cilin Turqia e konsideron si zëdhënës të rebelëve kurdë në vendin e vet. Zoti Erdohan shprehu skepticizmin e tij ndaj aftësisë së zotit Rasmusen për të kontribuar ndaj paqes.

Komentet e udhëheqësit turk pasuan njoftimin e shtypit danez se zoti Rasmusen kishte konfirmuar kandidaturën e tij për postin. Megjithatë, ai nuk tha nëse Turqia do ta bllokonte emërimin e tij.

Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel e quajti zotin Rasmusen një kandidat të shkëlqyer. Gjatë një konference për shtyp me presidentin amerikan Barak Obama, zonja Merkel tha se NATO-ja duhet të emërojë një sekretar të ri të përgjithshëm të premten në mbrëmje. //ad//

XS
SM
MD
LG