Lidhje

Berluskoni në celular, nuk merr pjesë në fotografinë e samitit


Për herë të dytë gjatë kësaj jave, kryeministri italian Silvio Berluskoni ka shkaktuar habi në takimin me udhëheqësit botërorë, pasi nuk arriti të dilte në fotografi me udhëheqësit e tjerë ngaqë ishte duke folur në telefon.

Zoti Berluskoni ishte duke folur në celular dhe nuk ishte i pranishëm në momentin që u bë fotografia, e cila ishte pjesë e ceremonive në kuadër të 60 vjetorit të aleancës.

Udhëheqësit e NATO-s u takuan në pjesën gjermane të lumir Rehn, dhe në mënyrë simbolike kaluan urën, drejt anës franceze të lumit.

Gjithsesi, zoti Berluskioni vazhdoi bisedën telefonike dhe nuk kreu ecjen tradicionale në tapetin e kuq, për të përshëndetur kancelaren gjermane Merkel.

Ajo nuk priti gjatë, dhe udhëhoqi liderët e tjerë në kalimin mbi urë.

Udhëheqësi italian nervozoi Mbretëreshën Elizabet në fillim të javës gjatë samitit të G-20-s në Londër, pasi po fliste me zë të lartë me Presidentin Obama. //ii

XS
SM
MD
LG