Lidhje

Në Universitetin Amerikan të Kosovës


Nuk ndodh vetëm që të rinjtë nga Kosova të mësyjnë botën e jashtme për të studiuar. Ndodh edhe e kundërta.

Studentë nga 17 vende të ndryshme të botës, studiojnë aktualisht në Universitetin Amerikan në Kosovë. I themeluar në vitin 2003, ky institucion e zhvillon mësimin në gjuhën angleze dhe jep diploma të njohura ndërkombëtarisht. Themeluesit e tij, një pjesë e të cilëve diplomatë që kanë punuar në çështjen e Kosovës besojnë se nëpërmjet këtij Universiteti kanë sjellë Amerikën në Kosovë.

Adela Sheshi nga Tirana është duke përfunduar studimet në Universitetin Amerikan në Prishtinë, e bindur se kjo është zgjedhja më e mirë për fituar dije

“Fillimisht Universiteti Amerikan në Kosovë erdhi në Tiranë dhe bëri një prezantim nëpër gjimnaze dhe mu duk ide interesante sepse unë doja të aplikoja jashtë në Itali apo në Francë, edhe mendova pse të shkojë jashtë kur duhet të marr vizën dhe nuk udhëtoj dot shpesh, kurse këtu shqip ndryshe dhe vendosa të vij këtu, jam shumë e kënaqur derisa është viti i katërt dhe po e mbaroj”.- thotë ajo

Njësoj si ajo, por nga Kanadaja e largët, Arbëresha Bishaj ka vendosur që të studiojë në Prishtinë në Universitetin Amerikan.

“Arsyeja është se gjithmonë kamë dashur të vijë këtu, sepse kjo është shtëpia ime. Këtu jam lindur. Më duket se në Kosovë është më ngrohtë, meqë në Kanada shkoni në shkollë por mezi njihni dikë, ndërsa këtu njerëzit janë më të afërt dhe miqësitë krijohen më lehtë, thotë Arbëresha e cila nuk bënë dallim sa i përket cilësisë së studimeve”. - thotë Arbëresha

Profesori amerikan Richard Bieker, thotë se puna e tij është e njëjtë me atë që ka bërë në Shtetet e Bashkuara. “Plan programi që e zbatoj është i njëjtë me atë në Shtetet e bashkuara. Unë ligjëroj financat, ekonominë dhe ekonometrinë që është zbatim i statistikave në ekonomi. Studentët këtu janë mjaft sfidues sepse një pjesë e tyre tashmë punojnë dhe studiojnë shumë" - thotë Profesori Richard. //mm//

XS
SM
MD
LG