Lidhje

Dy Bitëllsat japin koncert bamirësie në Nju Jork


Dy ish-pjesëtarët e mbetur gjallë të grupit muzikor legjendar, “The Beatles”, Paul McCartney dhe Ringo Starr vërtet po i afrohen moshës 70-vjeçare, por ata ende janë të aftë ta shkaktojnë emocione të fuqishme tek turmat e njerëzve.

Të dy Bitëllsat të shtunën dhanë një koncert bamirësie, të shoqëruar nga një bandë yjesh muzikorë, në qytetin e Nju Jorkut. Të ardhurat nga koncerti do t’u dhurohen shoqatave që u mësojnë fëmijëve meditimin transhendent, një formë e të menduarit idealist. Ata kënduan bashkë tre këngë, mes tyre “With a little help from my friends”, për t’i ardhur në ndihmë fondacionit David Linch, që promovon projektin “ “Change begins within-Ndryshimi fillon brenda njeriut”.

Makartni dhe Starr folën për eksperiencën e tyre kur mësuan për herë të parë meditimin transhendent, kur vizituan Indinë në vitin 1967, duke thënë se kjo formë e të menduarit e ndryshoi për mirë jetën e tyre.//lk

XS
SM
MD
LG