Lidhje

Irak: Mbi 30 të vrarë nga shpërthimet me bomba


Policia irakiane njoftoi se si pasojë e 6 shpërthimeve makinash-bombë në Bagdat humbën jetën të paktën 32 vetë dhe u plagosën mbi 65 të tjerë.

Shpërthimi më i rëndë ndodhi në lagjen Sadër ku sipas zyrtarëve humbën jetën 10 vetë dhe u plagosën 28 të tjerë. Një prej autobombave shpërtheu pranë një grupi njerëzish që prisnin për punë ditore në qendër të Bagdatit, duke shkaktuar 6 viktima dhe plagosur 16 të tjerë.

Ndërsa një tjetër shpërthim që mesa duket kishte si objektiv një autokolonë të Ministrisë së Brendshme la 2 të vrarë dhe disa të plagosur në lindje të Bagdatit.

Një shpërthim i katërt vrau të paktën dy vetë, dhe disa orë pas tij, dy shpërthime të njëpasnjëshme në lagjen Um al-Maalif shkaktuan 12 viktima dhe mbi 25 të plagosur. //ek

XS
SM
MD
LG