Lidhje

SHBA vazhdojnë të kërkojnë miratimin e rezolutës kundër Phenianit


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Susan Rajs, tha se Uashingtoni do të vazhdojë të punojë për miratimin e një rezolute me gjuhë më të fortë që dënon lëshimin nga Koreja e Veriut të raketës, që dyshohet se ishte raketë me rreze të gjatë veprimi.

Zonja Rajs tha sot se Uashingtoni kërkon që Këshilli i Sigurimit ta mbajë Korenë e Veriut përgjegjëse për shkelejen e një rezolute të mëparshme që i ndalon Koresë së Veriut prova me raketa balistike.

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se Pheniani mund t’ia shesë teknologjinë e raketave vendeve të tjera. Gjatë një seance të jashtëzakonshme prej 3 orësh ditën e djelë, vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit nuk arritën të binin dakort për përgjigjen që i duhej dhënë Koresë së Veriut.

Zyrtarët japonezë i thanë sot Zërit të Amerikës se Japonia shpreson t’i bindë 5 vendet e përhershme që të dënojnë me forcë provën e raketës. Dy nga këto vende, Kina dhe Rusia, së bashku me Libinë dhe Vietnamin, dy anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit bënë thirrje për përmbajtje gjatë seancës së djeshme. Ambasadori i Kinës në OKB tha dje se përgjigja e Këshillit të Sigurimit duhet të jetë e “kujdesshme dhe proporcionale”. //ek

XS
SM
MD
LG