Lidhje

Peru: Fuxhimori, fajtor për shkelje të të drejtave të njeriut



Një gjykatë peruane e shpalli ish-presidentin e Perusë Alberto Fuxhimori fajtor për shkelje të të drejtave të njeriut, përfshirë vrasje dhe rrëmbime.

Gjykata vendosi sot se nuk ka dyshime se Fuxhimori i kishte dhënë urdhër një skuadre vdekjeje të kryente 2 masakra nga të cilat gjetën vdekjen 25 vetë, gjatë periudhës që ai ishte president në vitet ’90. Alberto Fuxhimori u shpall gjithashtu fajtor për përfshirje në rrëmbimin e një biznesmeni të njohur dhe një gazetari.

Vendimi i gjykatës përmbyll një proces 15 mujor dhe shënon rastin e parë kur një president latino-amerikan i zgjedhur në mënyrë demokratike gjykohet për shkelje të të drejtave të njeriut në vendin e tij.

Fuxhimori mund të dënohet deri me 30 vjet heqje lirie.

70-vjeçari Fuxhimori ka këmbëngulur gjatë gjithë kohës se është i pafajshëm për sa u përket krimeve të kryera nga grupi maoist ‘Rruga e Ndritur’. Fuxhimori ishte president i Perusë nga viti 1990 deri në vitin 2000.//rd//

XS
SM
MD
LG