Lidhje

Moldavi: Protesta kundër fitores së partisë komuniste në zgjedhje



Autoritetet moldaviane, të ndeshur me protesta studentore me dhunë në kryeqytetin e vendit, kanë rënë dakord të rinumërojnë votat e zgjedhjeve parlamentare. Qeveria e njoftoi vendimin për ri-numërim sonte, disa orë pasi mijëra protestues sulmuan parlamentin dhe presidencën.

Udhëheqësit e opozitës kanë kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të reja, me pretendimin se zgjedhjet e së dielës u manipuluan për t’i siguruar fitoren Partisë Komuniste.

Po sot më herët, demonstrues, pjesa më e madhe studentë, çanë kordonët policorë përreth ndërtesave qeveritare në kryeqytetin Çisinau. Ata thyen xhamat e dritareve të parlamentit dhe u vunë zjarrin mobiljeve në ndërtesë, ndërkohë që forcat policore, të vogla në numër, u tërhoqën nga skena e ngjarjes.

Televizioni moldavian thotë se një grua vdiq nga gazi karbonik. Njoftimet bëjntë të ditur për të paktën 20 të plagosur, si nga radhët e policisë dhe të protestuesve.

Forcat e sigurisë përdorën gazin lotsjellës dhe presionin e ujit për të shpërndarë turmat që ishin mbledhur para rezidencës presidenciale.//rd//

XS
SM
MD
LG