Lidhje

Policia serbe godet një rrjet trafiku njerëzor



Policia serbe thotë se ka goditur një rrjet trafikimi njerëzor që sillte imigrantë ilegal nga Kina në Evropë.

Policia ka arrestuar së paku tetë vetë.

Agjencia serbe e lajmeve ‘Tanjug” thotë se anëtarët e rrjetit sillnin me aeroplan imigrantë kinez në Beograd dhe më pas i transportonin ata në Maqedoni për të kaluar në Greqi dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Policia serbe thotë se ata i bëri arrestimet pas një operacioni gjashtë mujor në bashkëpunim me autoritetet e vendeve të tjera në rajon.

XS
SM
MD
LG