Lidhje

Baki Rexhepi mbi të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës


Ndërsa Kosovës i kërkohet me ngulm përmirësimi i gjendjes së pakicës serbe dhe integrimi i tyre në institucionet e vendit, ekspertët thonë se Serbia duhet të ketë kujdes në trajtimin e pakicës shqiptare në territorin e saj, pra në Luginën e Preshevës. Në emisionin televiziv Ditari, Zëri i Amerikës zhvilloi një intervistë me kryeredaktorin e radiotelevizionit Spektri në Bujanoc, zotin Baki Rexhepi i cili komentoi për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, punën e subjekteve politike në vend për integrimin në institucionet e Serbisë si dhe tensionet e shkaktuara nga arrestimi vitin e kaluar i 10 shqiptarëve që akuzohen nga Beogradi për krime lufte.
XS
SM
MD
LG