Lidhje

Marina amerikane vëzhgon situatën e tensionuar në brigjet e Somalisë



Marina amerikane po vëzhgon nga afër situatën e tensionuar në brigjet e Somalisë ku piratët po mbajnë peng kapitelin e një anije amerikane transporti.

Një luftanije amerikane, USS Bainbridge mbërriti sot në zonë. Piratët morrën për një kohë të shkurtër anijen dje, para se ekuipazhi amerikan të rimerrte kontrollin. Anëtarët e ekuipazhit thanë se katër piratë po mbajnë ende peng kapitenin amerikan në një varkë shpëtimi.

Kompania e transportit tha se kthimi i sigurtë i kapitenit është përparësia e saj kryesore.

Anija 17 mijë tonëshe Maersk Alabama po çonte ndihma ushqimore në Mombasa të Kenias.

Anija është e gjashta që rrëmbehet në rajon brenda një jave por e para me flamurin amerikan që merret nga piratët që veprojnë në brigjet e Afrikës Lindore.

Piratët që veprojnë nga bregdeti lindor i Somalistë po mbajnë momentalisht dhjetra anije dhe ekuipazhin e tyre.

XS
SM
MD
LG