Lidhje

Qeveria shqiptare kërkon mbështetjen e opozitës për letërnjoftimet


Qeveria shqiptare i bëri thirrje partisë socialiste të opozitës që të përfshihet në një fushatë pro ndarjes së kartave të identitetit dhe të ndërpresë kritikat ndaj këtij procesi. Zëvendës-kryeministri Genc Pollo deklaroi të enjten në parlament se është në interesin e demokracisë, gjithë partive dhe shtetit shqiptar që sa më shumë qytetarë të pajisen me karta identiteti dhe t’u bëhet thirrje që të përfshihen në procesin e aplikimeve.

“I vetmi që nuk e ka bërë këtë thirrje nga përfaqësuesit e lartë politikë është Edi Rama, kryetar I Partisë Socialiste. Ai vazhdimisht del me ide të ndryshme nga një ditë më parë, por as edhe një ditë nuk ka bërë thirrje që populli shqiptar, ose të paktën që ata duan ta votojnë atë, të marrin karta identiteti me këto procedura që ka përcaktuar qeveria” – tha zv.kryeministri Pollo.

Zoti Pollo tha se 75 për qind e banorëve të Tiranës kanë aplikuar tashmë për karta identiteti dhe procesi po ecën mirë sin ë kryeqytet edhe në qytete të tjera.

“E ftoj përsëri Edi Ramën që të bëhej një kontribues pozitiv, të kishte një qasje konstruktive ashtu si edhe politikanë të tjerë që të bëjë thirrje pro kartave. Ashtu si po bëjnë edhe shumë përfaqësues ndërkombëtarë” – tha zoti Pollo.

Por opozita mbetet mosbesuese ndaj procesit të pajisjes së qytetarëve me karta identiteti. Deputetë dhe drejtues të Partisë Socialiste deklaruan se ky process nuk po ecën si duhet dhe se po dëmtohet nga vetë qeveria.

Deputeti I PS, Blendi Klosi përsëriti qëndrimin e PS se prodhimi I karttave është I shtrenjtë, zyrat e aplikimit nuk janë hapur në të gjithë vendin sipas parashikimit dhe se cmimet duhen bërë zero.

“Jemi të shqetësuar maksimalisht për ecurinë e këtij procesi dhe cdo ditë I bëjmë thirrje qytetarëve dhe simpatizantëve tanë që nuk zotërojnë pasaportë që të shkojnë dhe të aplikojnë për këtë document të rëndësishëm. Qeveria po e dsthon këtë process dhe po e futin të gjithë infrastrukturën zgjedhore në kolaps” – tha zoti Klosi.

Kartat e identitetit janë bërë temë kryesore e debateve midis qeverisë dhe opozitës. Zëdhënësa të secilës palë replikojnë cdo ditë mbi ecurinë e këtij procesi.

Analistët vërejnë se ky process mund të dëmtohet nga politizimi që po i bëjnë subjektet politike, ndërkohë që mijëra qytetarë I janë afruar procedurave praktike të marrjes së kartës së re. //bsa//

XS
SM
MD
LG